Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën
October 6, 2020



Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën.Lajmin e bëri të ditur ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili theksoi se komisioneri Varhelyi do t’i drejtohet Parlamentit, gjë që e lajmëroi edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dje në parlament.
Komisioneri do të mbajë një fjalë në parlament në orën 16:00.
“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar raportet vjetore WB6 & Planet Ekonomike/të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e Vetingut”, shprehet Soreca.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments