×
Sunday, September 8, 2024

KiE: Bjellorusia të nisë dialogun kombëtar

August 26, 2020


Bjellorusia duhet të nisë me urgjencë një dialog kombëtar, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, për të zgjidhur krizën aktuale në mënyrë paqësore, kërkuan sot zyrtarët e Këshillit të Europës, duke gjykuar se ligjshmëria nuk mund të vijë nga shtypja.

“Autoritetet bjelloruse duhet të përfshihen urgjentisht në një dialog kombëtar të gjerë dhe gjithëpërfshirës”, thanë në një deklaratë të përbashkët, Sekretarja i Përgjithshme e Organizatës Paneuropiane për të Drejtat e Njeriut, Marija Pejčinović Burić, presidenti i Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate, Rik Daems dhe ministri grek Miltiadis Varvitsiotis, vendi i të cilit kryeson aktualisht Këshillin e Europës.

“Kjo duhet të bëjë të mundur garantimin e një daljeje paqësore nga kriza e tanishme dhe u hap derën reformave të nevojshme në përfitim të të gjithë qytetarëve bjellorusë”, shtuan tre zyrtarët e organizatës me qendër në Strasburg.

Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar, ndërprerjen e çdo keqtrajtimi dhe hapjen e një hetimi të shpejtë dhe transparent të akteve të dhunës nga policia.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments