×
Friday, April 26, 2024

Kërkesa për liberalizimin e vizave të Kosovës, Balla: Mirënjohje miqve të Parlamentit Europian

June 27, 2020


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të një grupi deputetësh të Parlamentit Europian, të cilët nënshkruan një letër ku i kërkojnë kancelares gjermane, Angela Merkel që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të vendosë në axhendën e Këshillit Europian.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, përmes një mesazhi në Tëitter ka përshëndetur këtë nismë, ndërsa shton se iu është mirënjohës kolegëve të PE-së.

“Mirënjohës për kolegët dhe miqtë e mi në Parlamentin Evropian @ilhankyuchyuk @tfajon @VollathBettina @SCHIEDER @TPicula dhe eurodeputetët e tjerë për iniciativën e tyre që të kërkojnë nga Gjermania (e cila do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku) për të adresuar dhe aprovuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.”,- thuhet në mesazhin e Ballës.

Eunew.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments