×
Sunday, May 5, 2024

Stoltenberg: Nuk është tepër vonë që Ukraina ta fitojë këtë luftë

April 25, 2024


 Nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë në luftën kundër Rusisë, me kusht që Perëndimi të mbajë premtimin për ta furnizuar atë me më shumë armë, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në muajt e fundit, aleatët e NATO-s nuk kanë dhënë mbështetjen e duhur’’, u shpreh me keqardhje Jens Stoltenberg.

“Por, nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë, sepse një mbështetje më e fortë është në rrugë e sipër. Tani është përgjegjësia jonë që të transformojmë në dërgesa reale të armëve dhe municioneve dhe ta bëjmë këtë shpejt”, theksoi ai.

Të premten e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s që të dorëzojë armë sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë, e cila “nuk mund të presë më” përballë presionit rus.

Aleatët kishin premtuar të rrisin mbështetjen e tyre.

Stoltenberg përshëndeti miratimin nga Kongresi të planit të madh amerikan të ndihmës ushtarake për Ukrainën prej më shumë se 60 miliardë dollarësh dhe angazhimet e ngjashme të marra nga vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Holandën.



Comments are closed.