×
Sunday, January 24, 2021

Kancelarja Merkel refuzon kërkesën e Greqisë për embargo armësh ndaj Turqisë

December 11, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë sot kërkesën e Greqisë për të vendosur një embargo armësh të BE-së ndaj Turqisë, duke nënvizuar angazhimet strategjike të Berlinit brenda aleancës së NATO-s.

“Çështjet në lidhje me eksportet dhe dërgesat e armëve duhet të diskutohen brenda aleancës së NATO-s”, tha ajo, duke shtuar se shumica e anëtarëve të BE-së ishin gjithashtu anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Gjatë diskutimit të djeshëm, një shumicë e udhëheqësve europianë kundërshtuan një embargo armësh ose sanksione të rrepta ekonomike duke zgjedhur në vend të tyre një përqasje më të butë.

Merkel tha se do të vazhdojnë diskutimin e tyre mbi Turqinë në javët e ardhshme dhe se qeveria e saj do të presë një raport nga kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE përpara se të bëjë ndonjë vlerësim të mëtejshëm të çështjes.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për