Kancelarja Merkel në karantinë pas kontaktit me një të infektuar me koronavirus

22 Mar 2020 19:29
Shpërndaje:

Kancelarja gjermane, Angela Merkel duhet të izolohet në shtëpi, pas kontaktit me një person i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, deklaroi sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Seibert shtoi se kancelarja, e cila njoftoi masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19, u informua për lajmin pas deklaratës.

Të premten Merkel u vaksinua nga një doktor i cili më vonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Reklamë Ola

Seibert theksoi se gjatë ditëve të ardhshme Merkel do i nënshtrohej testimeve të rregullta. 

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x