Johnson: Të gatshëm për një dështim negociatash për Brexit



Kryeministri britanik, Boris Johnson kushtëzoi sot vazhdimin e negociatave tregtare post-Brexit me një ndryshim themelor të qasjeve nga ana e europianëve, pavarësisht kërcënimit për një “no deal” më 1 janar.
“Britania e Madhe duhet të përgatitet për një dështim të negociatave tregtare post-Brexit me Bashkimin Europian nëse nuk ka një ndryshim thelbësor në qasjen 27 vendeve të BE-së”, paralajmëroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Ata kanë braktisur idenë e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë, nuk duket se ka ndonjë progres nga Brukseli, kështu që ajo që ne u themi atyre është, ejani na shikoni nëse ka një ndryshim thelbësor qasjesh, përndryshe do të ishte mirë që ne të flisnim për detajet praktike të një daljeje pa marrëveshje”, theksoi Johnson për televizionin britanik.
Eunews.al
