×
Sunday, March 23, 2025

Johnson: Marrëveshja post Brexit me BE-në shumë e vështirë

December 9, 2020


Një marrëveshje postBrexit me BE duket shumë, shumë e vështirë për momentin, deklaroi  kryeministri britanik Boris Johnson kur u pyet nga gazetarët mbi perspektivat e samitit vendimtar që ai do të ketë sot në Bruksel me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Duhet të jem optimist”, shtoi Johnson, duke folur për pozicionet që janë ende “larg” në disa pika kryesore.

Ai më pas përsëriti se nga 1 janari, megjithatë, “gjithçka do të ndryshojë” duke thënë se është i bindur se Britania e Madhe do të ketë një të ardhme “të begatë” edhe në rast të një mosmarrëveshjeje.

“Ne nuk kemi bërë progres të prekshëm që nga ajo kohë”, shtoi ai.

”Ne nuk e konsiderojmë të mbyllur mundësinë e një marrëveshjeje, por gjërat janë shumë të koklavitura dhe ka akoma shanse që në fund të mos ta arrihet asgjë’’, shtoi Johnson.

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik Johnson, do të udhëheqin negociatat dhe duke bërë edhe një takim kokë më kokë në Bruksel.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments