Jacinda Ardern kryeson në zgjedhjet e përgjithshme në Zelandën e Re. Opozita pranon fitoren



Laburistët kryesuan gjerësisht zgjedhjet e përgjithshme në Zelandën e Re, sipas rezultateve të para, që të bëjnë të mendosh se kryeministrja Jacinda Ardern, me sukseset e mëdha të regjistruara kundër koronaviusit, mund të sigurojë maxhorancën absolute,
Partia Laburiste kryeson me 50,5% të votave, gjë që sipas projektimeve i mundëson kontrollin e 65 nga 120 vende në Parlament.
Shefja e opozitës së neozelandeze, Judith Collins pranoi zyrtarisht, në një fjalim, fitoren e kryeministres laburiste, Jacinda Ardern gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
“Përshëndetje kryeministres, Jacinda Ardern, të cilën e kam telefonuar, sepse këto janë, besoj, rezultate të jashtëzakonshme për Partinë Laburiste”, deklaroi për televizionin drejtuesja e Partisë Kombëtare (konservatore).
Eunews.al
