×
Thursday, June 25, 2026

Gogu: Shqipëria më pranë se kurrë BE-së, nuk duhet ta humbasim këtë moment historik

June 25, 2026


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë në një diskutim me studentët e Kolegjit të Evropës dhe ish-presidentin francez, François Hollande, ku në fokus ishte e ardhmja e projektit evropian dhe rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Gogu theksoi se mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë tregojnë se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një arsye shtesë për të vijuar me vendosmëri reformat.

“Kur miqtë dhe partnerët tanë më të rëndësishëm na thonë se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo është edhe një arsye më shumë për të vazhduar me vendosmëri reformat dhe punën tonë”, u shpreh Gogu.

Ministri e cilësoi këtë periudhë si një moment historik për vendin, duke theksuar se integrimi evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një garanci për një Shqipëri më të drejtë, më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.

Aktiviteti bëri bashkë studentë, përfaqësues institucionalë dhe personalitete europiane për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivën e projektit evropian, në një kohë kur Shqipëria vijon procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.




Comments are closed.