×
Wednesday, December 11, 2024

Izrael, Netanyahu fiton bindshëm primaret për drejtimin e partisë

December 27, 2019


Benjamin Netanyahu mposht kundërshtarin e tij Gideon Saar në primaret për drejtimin e partisë Likud. Ishte “një fitore e madhe” u shpreh nëpërmjet një postimi në twitter, kreu 70-vjeçar i qeverisë, mbas shpalljes së rezultateve zyrtare nga partia e tij Likud. Me 72.5% të preferencave, Benjamin Netanyahu fitoi primaret e bllokut të djathtë, duke mposhtur sfiduesin, i cili arriti të fitojë vetëm 27.5% të votave. Fitorja e Netanyahu nuk ishte surprizues sepse sondazhet e kishin parashikuar triumfin e tij por ajo që mendohej që mund të kishte ndikuar në uljen e popullaritetit të tij ishin akuzat për korrupsion. Megjithatë rezultoi që edhe këto akuza nuk e zbehën fitoren e tij.

Në një postim në twitter Netanyahu u shpreh një ditë më pare se: “Faleminderit miqve dhe anëtarëve të Likud për besimin, mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Me Zotin dhe me ndihmën tuaj, unë do ta çoj Likud-in në një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme dhe do të vazhdoj ta udhëheq shtetin e Izraelit drejt arritjeve të pashembullta

Ish Ministri i Brendshëm dhe i Arsimit, Gideon Saar, e pranoi humbjen dhe njoftoi mbështetjen për Netanyahun. Votimet janë të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve për legjislativin të planifikuara në 2 Mars 2020. Me shpalljen e rezultateve, udhëheqësi i partisë laike të krahut të djathtë, Avigdor Lieberman, u shpreh se asgjë e re nuk kishte ndodhur duke i’u referuar konfirmimit të Netanyahu si lider i partisë. Liebermen edhe pse i krahut të djathtë refuzoi koalicionin me Natanyahun për dy here rradhazi kete vit dhe e shikon të vështirë një koalicion të mundshëm të ardhshëm me kreun actual të qeverisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments