×
Saturday, October 1, 2022

Italia shqyrton kufizime të reja, ndërsa lufton valën e dytë të pandemisë COVID-19

January 5, 2021

Qeveria italiane po diskuton kufizime të reja për të luftuar valën e dytë të koronavirusit të ri (COVID-19), që ka çuar në mbi 75 vdekje në mbarë vendin, shifër më e lartë e regjistruar në Evropë.

Një mbledhje e kabinetit, që do të mbahet sonte vonë, do të vendosë nëse masat e reja të miratuara për pushimet do të shtyhen deri në mes të janarit ose nëse rajonet me nivel më të ulët të infeksionit do të lejohen të relaksojnë kufizimet.

Qeveria gjithashtu po këmbëngul në planet e rihapjes së shkollave duke filluar nga kjo javë më 7 janar, por disa rajone, përfshirë rajonin verior Veneto, kanë shtyrë rifillimin e shkollave të mesme deri në fund të muajit.

Italia raportoi 348 vdekje të reja nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve të reja të konfirmuara me këtë virus ishte 10.800. Vendi po ashtu po lufton për të përshpejtuar ritmin e fushatës së vaksinimit, pasi ka mbetur prapa në disa rajone, përfshirë edhe në Lombardinë shumë të populluar.

Rreth 119 mijë persona janë vaksinuar në mbarë Italinë që nga 27 dhjetori, respektivisht vetëm 25 për qind e dozave të shpërndara.

Spitalet dhe autoritetet shëndetësore kanë përmendur mungesën e personelit, duke theksuar se shumë mjekë ishin në pushime dhe nuk mund të thirreshin për fushatën.

Zyrtarët e Lombardisë shtuan se duke filluar nga e hëna 6 mijë vaksinat ditore të realizuara në 65 qendra rajonale deri më tani do të duhet të rriten në 15 mijë vaksina ditore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments