×
Monday, June 1, 2020

Italia regjistron numrin më të vogël të të prekurve me COVID-19 që nga shkurti

June 1, 2020

Italia ka publikuar një seri të të dhënave inkurajuese në luftën kundër pandemisë me koronavirus të hënën, duke përfshirë regjistrimin e numrit më të ulët të të infektuarve në 24 orë nga 26 shkurti, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtje Civile.

Numri zyrtar i rasteve të reja është rritur për 178 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale në 233,197.

Numri i ditor i rasteve të reja ka qenë 516 në premten, 416 të shtunën dhe 355 të dielën.

Shifra e të vdekurve në 24 orët e fundit ka qenë po ashtu e ulët, në krahasim me mesataren e ditëve të fundit, 60 viktima në gjithë Italinë.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në këtë shtet ka arritur në 33,475, derisa rajoni i Lombardisë vazhdon të mbetet më i prekuri në këtë shtet.

Italia ka lehtësuar masat e izolimit gradualisht prej fillimit të muajit maj, me synim të kthimit të ekonomisë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për