×
Wednesday, March 22, 2023

Italia dhe Austria me të kuqe në hartën europiane të udhëtimeve

October 22, 2020




Italia dhe Austria iu bashkuan sot shumë vendeve të BE-së, të renditura me të kuqe në variantin e përditësuar të hartës së re europiane të rekomandimeve të udhëtimit.

“Shkalla e infektimi, nivelet e mbushjes së spitaleve, por edhe nivelet e vdekshmërisë, janë në rritje në të gjithë Europën”, paralajmëroi kreu i ECDC-së, Andrea Ammon, në një intervistë me BBC.

Në variantin e sotëm të hartës, vetëm Norvegjia është kryesisht në të gjelbër dhe, prapëseprapë, pa rajonin e Oslos, i klasifikuar në portokalli.

Harta, e krijuar nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), bashkon 27 vendet e Bashkimit Europian, Britaninë e Madhe dhe anëtarët e Zonës Ekonomike Europiane, si Norvegjia dhe Islanda.

E aplikuar nga BE në fillim të tetorit, ajo synon të harmonizojë më mirë rekomandimet e udhëtimeve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments