×
Wednesday, May 20, 2026

Igor Fillkov: Gjuha maqedonase është obligim, jo pengesë

May 19, 2026


Një ditë pasi mijëra studentë shqiptarë protestuan në Shkup, duke kërkuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

Ai e cilësoi protestën si të dhunshme, duke theksuar se e drejta për të protestuar është demokratike, por nuk duhet të përdoret për të cenuar standardet në sistemin gjyqësor.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut mbetet e hapur për dialog institucional, por nuk do të lejojë uljen e standardeve juridike apo dobësimin e rolit të gjuhës maqedonase në shtet.

“Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, u shpreh Igor Fillkov.




Comments are closed.