×
Tuesday, May 19, 2026

Protestë e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, disa bllokohen në kufi

May 18, 2026


Sot në orën 16:30 pritet të mbahet një protestë e studentëve shqiptarë në Shkup, ndërsa situata është tensionuar që para nisjes së saj.

Një pjesë e studentëve që janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut janë bllokuar në kufi. Sipas njoftimeve zyrtare, autoritetet kanë bërë të ditur për një rënie të sistemit të regjistrimit, çka ka shkaktuar vonesa në kalim.

Mevlan Ademi, kryetari i protestës studentore, ka reaguar duke kërkuar lejimin e menjëhershëm të hyrjes për studentët shqiptarë. Ai paralajmëroi se në rast të mungesës së një zgjidhjeje të shpejtë, protestuesit mund të marshojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë, do të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, është shprehur ai.




Comments are closed.