×
Friday, March 28, 2025

Hapet shkolla “Hasan Koçi” në Durrës, kushte optimale si në çdo qytet të Europës

December 2, 2020


Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku vizitoi nga afër ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi”, e dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe e rindërtuar me standarde bashkëkohore në kuadër të programit të Rindërtimit.

“Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, tha Kryeministri. Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kryeministri Rama vlerësoi kushtet në të cilat do të mësojnë tani nxënësit. Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj vlerësoi se “kjo është një nga shkollat më të mira të ndërtuara pas tërmetit.

“Shkolla ka 18 klasa dhe 4 laboratore dhe ambiente ndihmëse duke përfshirë edhe palestrën”, tha ai. Ndërkohë, Ahmetaj theksoi se “shkolla që u dëmtua ka qenë e vitit 1946”. Ndërsa kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako u shpreh se “kjo është shkolla e 4 ku ne kemi filluar procesin mësimor dhe kemi edhe 8 objekte që do t’i inagurojmë së shpejti”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments