×
Thursday, September 23, 2021

Hansi Flick do të jetë trajner i Gjermanisë pas “Euro 2020”

May 25, 2021

Tashmë është zyrtare, Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë në përfundim të “Euro 2020”. 56-vjeçari, i saposhpallur kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi, do të marrë detyrën që aktualisht mbahet nga Joakim Loeë.

Vendin e Flick në stolin e Bayernit do ta trashëgojë trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann. Javët e fundit, pati tentative nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, për ta tërhequr gjermanin Flick te Barcelona, në vend të Koemanit, por qëndrimi i tij ishte kategorik kundër.

Dëshira e tij ishte të drejtonte “Die Mannchaft”, pas bisedave paraprake që kishte pasur me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit.

Eunews.al

Comments are closed.