Gjermania shumë shpejt mund të kalojë Italinë
Numri i personave me koranovirus është rritur në shifra dramatakie
Italia është vendi më i prekur nga nga pandemia e Covid-19, por Gjermania mund të shndërrohet në epiqendrën më të madhe europiane të koronavirusit në ditët dhe javët e ardhshme.
Sipas gazetareve te focus.de, numri i personave të prekur në Gjermani është rritur më shpejt sesa në Itali ditën e djeshme. Gazetarët gjermanë shprehen se arësyeja për këtë situatë buron nga mbipopullimi i qyteteve të mëdha.
“Ndërgjegjësimi do të jetë shpëtimi ynë”, shkruajnë gazetarët gjermanë të cilët i bëjnë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbrohen.
Bilanci i pandemisë së koronavirusit ka arritur në 33 të vdekur në Gjermani, ndërsa numri total i rasteve të është sot 13.600. Vetëm një ditë më parë autoritet gjermane raportonin 26 të vdekur dhe 10.000 të infektuar.
Eunews.al