Gjermania kundër Greqisë për embargo ndaj Turqisë/ Maas: Është anëtare e NATO



Gjermania është kundër kërkesës së Greqisë për vendosjen e embargos së armëve ndaj Turqisë për shkak të tensioneve në Mesdheun Lindor, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
”Kjo embarg ndaj Turqisë strategjikisht të padrejtë”, tha Maas për DPA.
”Nuk është e lehtë ta bësh këtë me një anëtar të NATO-s”, theksoi ai.
Duke ndarë shpresat e tij se mosmarrëveshja në Mesdheun Lindor mund të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike, Maas shtoi se ”ne vazhdojmë të besojmë se ekziston një zgjidhje për konfliktin” dhe se ”nuk duhet të heqim përgjithmonë një partner të NATO-s nga bashkëpunimi për armët”.
Greqia bëri thirrje për një embargo të armëve të BE-së ndaj Turqisë për shkak të tensioneve të fundit në Mesdheun Lindor përpara samitit të udhëheqësve të BE-së më 10 dhe 11 dhjetor.
Por, një shumicë e udhëheqësve europianë kundërshtuan idenë embargos së armëve ose sanksionesh ekonomike, duke zgjedhur në vend të kësaj një formë më të butë.
Liderët turq kanë thënë vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve në rajon nëpërmjet ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.
Eunews.al

