×
Sunday, September 6, 2020

Gjermania kërcënon Rusinë për helmimin e Navalny: Mos na detyroni të ndryshojmë mendim për ‘Nord Stream 2’

September 6, 2020

Gjermania ka kërcënuar Rusinë në lidhje me helmimin e liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Në fillim Gjermania i kërkoi Kremlinit të aktivizohet për të bërë një hetim transparent për rastin në fjalë, por tashmë ministri i jashtëm, Heiko Mass e ka kërcënuar edhe me ndalimin e punimeve të Nord Stream 2, gazsjellësin ruso- gjerman.

Mass thotë se Rusia duhet të fillojë hetimet për helmimin e Navalny, ose në të kundërt Gjermania jo vetëm do rishikojë pozicionin për Nord Stream 2, që po kalon nën detin baltik, por edhe do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë për sanksione të mundshme.

“Shpresoj se Rusët nuk do të na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë në lidhje me Nord Stream 2. Nëse nuk do të ketë një kontribut nga pala ruse në lidhje me hetimin në ditët në vijim, ne do të duhet të këshillohemi me partnerët tanë”- tha Mass.

Mass thekson se ndalimi i Nord Stream 2 do të dëmtonte edhe kompanitë gjermane, por gjithsesi Gjermania mund ta marrë këtë hap presioni.
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u shtrua në një spital në Siberi disa javë më parë. Doktorët rusë thanë fillimisht se nuk ishte helmuar, por koma mund t’i kishte ardhur nga rënia e sheqerit.
Por gjithsesi, Gjermania u vetofrua që t’i jepte ndihmë mjekësore Navalny duke e transferuar në Berlin, aty ku u zbulua se ai ishte helmuar me agjent Novychok, shumë i rrezikshëm.

Gjermania dhe BE e kanë dënuar aktin, por Kremlini e përjashton si mundësi. Nga ana tjetër opozita ruse akuzon Kremlinin dhe Putinin si person përgjegjës që dha urdhërin për eleminimin e Navalny.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për