×
Tuesday, August 9, 2022

Francë, Parlamenti nis debatin mbi projekt-ligjin për reformën e pensioneve

February 17, 2020

Asambleja Kombëtare e Francës ka filluar me debatin për projekt-ligjin e diskutueshëm të reformës së pensioneve që me muaj ka nxitur greva në vazhdim në kryeqytetin Paris dhe në mbarë Francën.

Një “ditë e vdekjes” u propozua 17 shkurti për të gjitha format e transportit në mbarë vendin, të thirrur nga sindikatat të cilat janë aktive në greva të shumta që nga 5 dhjetori.

Deri pasdite janë parë pak pengesa, shumica në metro, në shërbimin hekurudhor RER, tramvajin dhe në shërbimet e autobusëve po funksiononin si zakonisht, veçanërisht në Paris.

Sindikatat rezervojnë përpjekjet e tyre për ditën më të madhe ndër-profesionale të mobilizimit, të enjten. Greva për reformën e pensioneve i ka kushtuar hekurudhës SNCF 1 miliard euro gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Projekt-ligji, i paraqitur fillimisht në Parlament më 24 janar, por i propozuar nga presidenti Emmanuel Macron shtatorin e kaluar, do të debatohet për 15 ditë para se të kalojë në votim më 3 mars.

Projekt-ligji kërkon konsolidimin e 42 skemave të veçanta të pensioneve në një plan të bazuar në pika, diçka që protestuesit pretendojnë se do t’i detyrojnë punëtorët të punojnë më gjatë për një pagim më të ulët në fund.

Teksti i projekt-ligjit përmban 65 nene dhe 29 dekrete së bashku me 41 mijë amendamente nga opozita. Shpresa është që të shmanget një përsëritje e diskutimit të zgjatur të prolonguar të projekt-ligjit në Senat, pasi kaloi 10 ditë të plotë debati që përfunduan më 11 shkurt, ku duhej të diskutoheshin 22 mijë amendamente.

Deputetët nuk arritën në një përfundim deri në fund të seancës dhe u debatuan vetëm 5.566 amendamente.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments