×
Saturday, May 16, 2026

Francë, ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire pozitiv me COVID-19

September 19, 2020


Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire njoftoi sot në mbrëmje se ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe se ishte në izolim, ndërsa specifikoi se ishte asimptomatik dhe duke vazhduar të kryente detyrat e tij.

“Sonte rezultova pozitiv me COVID-19. U izolova menjëherë në shtëpinë time, në përputhje me rregullat shëndetësore të qeverisë”, tha Le Maire përmes llogarisë së tij të vërtetuar në Twitter.

“Nuk kam simptoma. Unë do të qëndroj në izolim për 7 ditë. Vazhdoj të ushtroj funksionet e mia”, shtoi ministri.

I pesti në rendin e protokollit të qeverisë, përgjegjës për çeshtjen thelbësore të rimëkëmbjes në një periudhë krize akute ekonomike, Bruno Le Maire nuk është ministri i parë francez i testuar pozitiv për virusin.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments