×
Wednesday, May 25, 2022

Francë, arrestohet gazetari që zbuloi vendndodhjen e presidentit Macron

January 18, 2020

Gazetari Taha Bouhafs u arrestua pasi dje në rrjetet sociale postoi se presidenti francez Emmanuel Macron ndodhej në një teatër në Paris, ku më pas u tubuan dhjetëra protestues, raportojnë mediat franceze.

“Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’. Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi Bouhafs.

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord në Paris.

Forcat franceze të sigurisë evakuuan presidentin e vendit Emmanuel Macron nga teatri për shkak të tentativës së protestuesve antiqeveritarë për të hyrë brenda.

Plani i shpallur i qeverisë për reformën e pensioneve në Francë ka shkaktuar protesta dhe greva që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar/ aa

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments