Franca ndalon këmbësorët, Macron shtyn zgjedhjet lokale
Franca ka prezantuar sot masa të reja shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit, duke limituar edhe lëvizjen e këmbësorëve.
Presidenti francez Emmanuel Macron thënë në një konferencë për media se nga dita e nesërme në mesditë dhe për 15 ditë me rradhë do të ketë kufizime në lëvizjen e këmbësorëve, çka do të thotë se do të ndalohen takimet, shëtitjet në parqe dhe kontaktet me persona të tjerë do të limitohen në maksimum, raporton newsbomb.al.
Macron gjithashtu njoftoi anulimin e zgjedhjeve komunale si dhe shtyrjen e planit të tij kontravers për reformën e pensioneve.
Presidenti francez tha se nga dita e nesërme dhe për 30 ditë në vijim do të mbyllen kufijtë e zonës Shengen. Asnjë udhëtim mes vendeve të BE-së nuk do të lejohet, vetëm në raste të veçana për persona të autoriziuar si mjekë, shkencëtarë të përfshirë në betejën kundër Covid-19.
Ndërsa ata europianë që duan të kthehen në vendet e tyre duhet të kontaktojnë me ambasadat/konsullatat përkatëse.
Eunews.al







