Franca do të marrë pjesë në mbrojtjen e Izraelit nëse vendi sulmohet nga Irani
Gjatë një konference për shtyp në Pallatin Élysée të premten në mbrëmje, Emmanuel Macron pohoi se “Franca nuk mori pjesë në kryerjen e sulmeve izraelite” në Iran.
“Ato ndoshta do të vazhdojnë. Kjo është një fazë e re “, shtoi ai.
Macron vazhdoi duke thënë se “Franca e ka dënuar prej kohësh dhe në mënyrë të përsëritur programin bërthamor të Iranit”.
“Irani ka vazhduar të prodhojë uranium të pasuruar. (Vendi) kështu është çliruar nga të gjitha rregulloret dhe ka shkelur të gjitha premtimet e tij. Irani po zhvillon gjithashtu me shpejtësi një program raketash balistike, disa prej të cilave mund të arrijnë territorin kombëtar (…) Irani po furnizon gjithashtu raketa për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës”.
Sipas tij, “ne nuk mund të jetojmë në një botë ku Irani ka armë bërthamore”.
Ai njoftoi një forcim të sistemit Sentinelle për të “përballuar të gjitha kërcënimet e mundshme” në Francë, pas sulmeve izraelite në Iran.
Presidenti, i cili foli me Benjamin Netanyahun këtë mëngjes, bëri thirrje gjithashtu për “negociata” dhe “rifillim të dialogut “.
Ai shtoi se “janë marrë disa masa” për të mbrojtur interesat franceze në Lindjen e Mesme.







