Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit/ Pompeo: Mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë



Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo ka vlerësuar Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit që u zhvillua në Tiranë, dhe ka shprehur kënaqësinë që ka qenë pjesë e këtij takimi si mundësi për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë.
“Krenar që iu bashkova virtualisht Forumit Ballkanik kundër Antisemitizmit, 2020 në Shqipëri – një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë në liritë dhe harmoninë fetare dhe përpjekjet e rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Ne ndajmë të gjithë përgjegjësi për këtë”, shprehet Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo në një postim në Twitter.
Ndërsa nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka përshëndetur qëndrimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo të cilin e falënderon për pjesëmarrjen dhe mesazhin në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit.
Balla thekson se ruajtja e hebrenjve nga nazistët ishte një çështje nderi kombëtar.
“Ruajtja e hebrenjve nga tmerret e nazizmit nuk ishte thjesht një akt i jashtëzakonshëm heroizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore, por një çështje e nderit kombëtar, duke qëndruar në këmbë për atë që do të thotë të jesh shqiptar”, shprehet ai.
Eunews.al

