×
Tuesday, January 21, 2025

Fillon sesioni i ri parlamentar: Objektivi kryesor, hapja e negociatave me BE

January 20, 2020


Me një seancë plenare është hapur sesionin i gjashtë i Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij në hapje të sesionit, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se objektivi kryesor i Kuvendit për këtë vit është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

“Objektivi ynë kryesor për vitin 2020 do të jetë çelja e negociatave, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Do të rrisim partneritetin me shoqërinë civile. Duam të sjellim sjellje elektorale dinjitoze dhe perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste, por në zhvillim të vendit dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarët”, theksoi Ruçi.

Ai tha se gjatë sesionit të ri do të miratohen ligje të reja për të harmonizuar legjislacionin për problemet natyrore sipas kodeve evropiane.

“Legjislacioni do të parashikojë ligje më të ashpra për ndërtimet. Do të kemi miratim të ligjeve më të mira sipas parlamentit gjerman e atij zviceran”, deklaroi Ruçi.

Sipas kryeparlamentarit Ruçi, reforma zgjedhore do të bëhet realitet brenda datës 15 mars 2020.

“Siç jeni në dijeni, se të gjithë faktorët politikë, që reforma të bëhet gati brenda 15 marsit 2020 dhe më pas të vazhdojë rrugën në Kuvend. Platforma online në faqen e Kuvendit ndikon drejtpërdrejtë mbi ekzekutivin shqiptar”, theksoi Ruçi.

Ndersa Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalen e tij ne çeljen e sesionit të ri parlamentar tha se viti 2019 ishte një vit tejet i ngarkuar e me momente të vështira.

“Për gjeneratën time apo më të rinj se ne, Tërmeti i 26 nëntorit ishte njē moment tejet tragjik e që do të na shoqërojë gjithë jetën.

51 të vdekur, rreth 1000 të plagosur, e mijëra familje që në ato sekonda që smbaronin tmerri, humbën shtëpitë e tyre.

Ditët pas tërmetit ishin ditë të solidaritetit e humanizmit, të duarve të shtrira ndaj njëri-tjetrit, të bashkimit të shqiptarëve si rrallë herë.

E teksa faza e parë e emergjencës kaloi, tani sytë, merndjet, kërkesat janë tek RINDËRTIMI.

Ne si Kuvend duhet te ndryshojme teresisht legjislacionin.

Në fund të vitit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një sërë aktesh të lidhura tërësisht me trajtimin e familjeve të prekura, tek pensionet e vecanta, si dhe miratuam fondin më të madh në historinë e buxhetit tonë për ndërtimin e banesave të reja.

Viti i ri 2020 që sapo ka nisur duhet ta bëjmë të tillë, që të mbahet mend gjate si viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re.

Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja”, deklaroi Balla.

Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet e tij vjetore në dy sesione dhe e organizon veprimtarinë e tij nëpërmjet një akti normativ, që është rregullorja e Kuvendit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments