×
Wednesday, March 22, 2023

Eurodeputeti Weber: Orban nuk ka përgjigje për sfidat e BE-së

December 27, 2020




Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban nuk ka përgjigje për sfidat me të cilat përballet aktualisht Bashkimi Europian, pohoi anëtari i Parlamentit Evropian (PE) Manfred Weber i grupit konservator EVP.

”Çmontimi i shtetit të së drejtës, nacionalizmi ose ndarja nxitëse nuk janë mjete efektive për të zotëruar këto sfida”, shkroi politikani konservator gjerman në një ese’ për gazetën ”Welt am Sonntag”.

“Sfidat e mëdha ekonomike dhe shoqërore nuk mund të përballohen me një qasje politike nacional-populiste ose një luftë kulturore, siç kërkohet nga kryeministri Orban”, këmbëngul Weber.

“Disa krerë qeverish diskreditojnë vendimet e BE për hir të përfitimeve të shpejta”, tha Weber duke nënkuptuar Orban.

“Kushdo që barazon Bashkimin Europian me regjimin autoritar të komunistëve sovjetikë dëshiron të shkatërrojë Europën që u ndërtua nga gjenerata e politikanëve të Helmut Kohlit”, thekson ai.

”BE nuk është krijuar për të shpërndarë të mira materiale, por një bashkësi vlerash… dhe kjo pavarësisht se jemi të krishterë, hebrenj apo myslimanë”, deklaroi Weber.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments