Ekskluzive/ Eunews zbulon emrat e zv. Kryeministrit të Pare dhe Ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut

18 Aug 2020 • 21:36
Shpërndaje:

Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti.

EU News.al ka mësuar nga burime brenda BDI-së emrat e drejtuesëve të dy diskastereve të rëndësishme, atë të Zëvendës Kryeministrit të Parë dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Postin e Zëvendës Kryeministrit të Parë do ta mbajë Artan Grubi, ndërsa Bujar Osmani pritet të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Reklamë Ola
Artan Grubi, BDI

Tashmë është zyrtare se BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti do të udhëheqë këto dikastere:

  • Ministrinë e Punëve të Jashtme
  • Ministrinë e Financave
  • Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik
  • Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
  • Ministrinë i Ekonomisë
  • Ministrinë e Ambientit Jetësor
  • Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x