×
Tuesday, November 12, 2024

Donald Trump sanksione gazsjellësit gjermano-rus

December 21, 2019


Rusia dëshiron të sjellë gaz në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 2, por kjo nuk i pëlqen SHBA-së. Sanksionet të cilat i vendosi tani presidenti Trump, synojnë të bllokojnë gazsjellësin në metrat e fundit.

Në një ceremoni në bazën ushtarake ajrore, Andrews në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi buxhetin e ri ushtarak, në të cilin janë planifikuar masa ndëshkuese kundër ndërtimit të gazsjellësit rus, Nord Stream 2. Më parë ishte Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati që i kishin miratuar sanksionet. Ato prekin kryesisht firmat që punojnë për vendosjen e gazsjellësit në Detin Balltik, si edhe pronarët e tyre. Parashikohet ndalimi i hyrjes në SHBA dhe ngrirja e pasurisë së tyre në këtë vend.

Trump akuzon Gjermaninë, se me Nord Stream 2 krijon një varësi të madhe të gazit nga SHBA. Edhe në Europë ky projekt i drejtuar nga koncerni rus, Gazprom has në kritika. Argumenti kryesor kundër tij është, se me këtë gazsjellës dobësohen gazsjellës të tjerë alternativë dhe vendet që tradicionalisht janë vende tranziti. Kurse vendet që e përkrahin projektin, thonë, se ky gazsjellës rrit sigurinë e furnizimit në Europë dhe sjell çmime të leverdsishme për konsumatorët edhe në krahasim me gazin e lëngshëm nga SHBA, që është më i shtrenjtë.

Gazsjellësi në përfundim

Ndërtimi i Nord Stream 2 është gati i përfunduar. Rrugëkalimi i tij, që mënjanon Poloninë dhe Ukrainën, kalon në shumë pjesë paralelisht me gazsjellësin ekzistues Nord Stream. Pika e nisjes është në bregdetin rus, në perëndim të Shën Peterburgut. Stacioni i fundit është Lubmini, në Graifsvald, Gjermani. Më shumë se 2000 kilometra të gazsjellësit janë vendosur ndërkohë, 300 kilometra kanë mbetur pa u vënë. Ky projekt ka kohë që ka shkaktuar tensione mes Berlinit dhe Uashingtonit. Merkel ka thënë këtë javë në Bundestag, se „nuk shoh mundësi tjetër, vetëm të zhvillojmë bisedime, por bisedime të vendosura, që ne nuk i miratojmë sanksionet.”

Efekti i sanksioneve duket që tani. Një firmë holandeze-zvoceranie, Allseas, që ishte përgjegjëse ndër të tjera për gazsjellësin i pezulloi ndërkohë punimet. Por Kremlini sipas të dhënave të veta nuk llogarit me atë që do pengohet përfundimi i gazsjellësit.

Afp

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments