×
Tuesday, May 19, 2026

Donald Trump kërcënon Iranin: “Pranoni marrëveshjen ose nuk do të mbetet asgjë”

May 18, 2026


Presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar tonet kërcënuese ndaj Iranit, duke paralajmëruar autoritetet iraniane që të pranojnë një marrëveshje.

“Pranoni marrëveshjen ose nuk do të mbetet asgjë”, është shprehur ai, duke rritur më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas raportimeve, Trump ka mbledhur këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë në një takim në klubin e tij të golfit në Virxhinia, ku është diskutuar situata dhe zhvillimet e fundit që lidhen me konfliktin.

Ndërkohë, disa media raportojnë se Trump ka arritur një angazhim nga Kina për të mos furnizuar me armë Teheranin, një zhvillim që mund të ndikojë në balancat gjeopolitike në rajon.




Comments are closed.