Rama: Marrëveshje me Fincantieri, Shqipëria rikthehet në industrinë ushtarake dhe hap 400 vende pune
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka ndërmarrë një hap të ri në rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe ripozicionimin në industrinë e mbrojtjes.
Në rubrikën “Shënimet e Javës”, përmes një videoje nga Berlin, Rama bëri të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë publike shqiptare KAYO.
Sipas tij, kjo marrëveshje shënon rikthimin e Shqipërisë në hartën e industrisë ushtarake dhe forcon rolin e saj në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.
Projekti parashikon prodhimin e mjeteve detare në kantierin e Pashaliman, si për nevojat e Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ashtu edhe për aleatët.
Rama theksoi se investimi nuk ka vetëm rëndësi strategjike, por edhe ekonomike, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në fazën e parë.
Ai shtoi se projekti do të hapë mundësi të reja për të rinjtë, veçanërisht për nxënësit e arsimit profesional, të cilët do të përfshihen në programe trajnimi për t’u bërë pjesë e kompanisë së përbashkët “Fincantieri Albania”.







