×
Thursday, April 18, 2024

Di Maio pret mjekët dhe infermierët shqiptarë: Çertifikim i dytë i miqësisë së madhe mes dy vendeve

April 20, 2020


Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka pritur pasditen e sotme në aeroportin  “Fiumicino” në Romë grupin e dytë të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët do ti vijnë në ndihmë kolegëve të tyre në spitalet italiane në luftën ndaj COVID-19.

Në fjalën e tij, Di Maio falenderoi qeverinë dhe popullin Shqiptarë për ndihmën dhe tha se ky veprim është çertifikimi i dytë të miqësisë së madhe mes dy vendeve.

“Janë një tjetër armatë e kontigjentit shqiptar të forcave të bardha që kanë ardhur për të dhënë një dorë ketu. Mjekë, infermiere dhe personel shëndetësor. Këta persona do të shkojnë menjëhere në Marche, autobuzi i ushtrisë do t’i transportojë menjëherë në rajonin e Marche, rajonin që është prekur më shumë nga COVID-19. I falenderoj për këtë ndihmë. Falenderoj Kryeministrin Shqiptar Edi Rama, falenderoj qeverinë Shqiptare, popullin shqiptar për çertifikimin e dytë të miqësisë së madhe nëpërmjet një gjesti konkret: nepermjet këtyre personave që do të shpëtojnë jetët e qytetarëve tanë dhe në të njëjetën kohë do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët tanë për të marrë frymë në mbi 40 ditë që Italia po gjynjezohet nga një virus që po sjell sinjalet e para pozitive”, tha ministri Di Maio.

Me tej gjate fjales se tij, kreu i dipomacise italiane, Di Maio theksoi se eshte krenar nga ndihma që Italia po merr nga Shqiperia.

“Kjo ndihme ështe frut i një solidariteti që Italia i ka dëshmuar të gjithë vendeve të botës. Por mbi të gjitha është një vend nga të gjitha vendet e botës, Shqipëria e cila nuk është kursyer. Shqipëria ka dëshmuar mbi të gjitha solidaritet. Po i thoja ambasadores së Shqipërisë se nëse raportojmë numrin e infermierëve dhe mjekëve të ardhur nga Shqipëria në raport me numrin e popullsisë, është sigurisht proporcioni më i lartë ndër ndihmat e ofruar Italisë për mjekë, infermierë dhe operatorë shëndetësorë të huaj. Nuk do t’ia kishim dale pa ndihmat e huaja, dhe falë ndihmës së këtyre personave shpresojmë të fitojmë këtë betejë me virusin Covid-19. Faleminderit të gjithëve”, deklaroi Di Maio.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments