Di Maio: BE të miratojë një “Akt Patriotik” të stilit amerikan
November 3, 2020



Bashkimi Europian duhet të miratojë një “Akt Patriotik” të stilit amerikan për të mbrojtur veten nga terrorizmi, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio pas sulmeve vdekjeprurëse në Vjenë dhe Nisë.
“Ne duhet të fillojmë të mendojmë për diçka më të madhe që mbulon të gjithë BE-në: një Akt Patriotik i modeluar nga SHBA”, shkroi Di Maio në Facebook.
“Unë do të diskutoj këtë me homologët e mi”, shtoi ai.
”Akti Patriotik” u miratua në SHBA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
I kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe lirive civile, ai i dha qeverisë kompetenca të gjera të mbikëqyrjes dhe monitorimit të të dhënave.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments