Dëmet nga tërmeti, mbërrijnë ndihmat materiale nga Gjermania
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ishin sot në Drejtorinë Rajonale të Rezervave të Shtetit, ku kanë mbërritur ndihma materiale nga Qeveria gjermane për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.
“Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit. Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja”, shkruan Balla.
Eunews.al