×
Tuesday, March 21, 2023

Danimarka vendos kufizime të rrepta për frenimin e koronavirusit

October 23, 2020




Qeveria daneze njoftoi sot ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike gjatë natës dhe reduktoi më tej kufirin për tubimet publike, me qëllim frenimin e rritjes së ndjeshme të rasteve të COVID-19.

“COVID-19 nuk ka mbaruar, përkundrazi, ai është sërish i fuqishëm”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.

“Shitja e alkoolit, nga e hëna, do të ndalohet pas orës 22:00, në përputhje me orët e mbylljes të vendosura më parë për restorantet e baret dhe kufiri aktual i 50 personave të lejuar për tubimet private dhe publike është ulur në 10”, shtoi ajo.

Masa do të jetë në fuqi deri më 2 janar.

Frederiksen u bëri, gjithashtu, thirrje banorëve që të mos jenë në kontakt të ngushtë me më shumë se 10 persona të tjerë jashtë familjes së tyre, si pjesë e masave për të kufizuar transmetimin e virusit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments