Danimarka nënshkruan marrëveshje me Poloninë për ndërtimin e gazsjellësit nënujor
Një projekt madhor për transportin e gazit natyror nga Deti i Veriut drejt Danimarkës dhe Polonisë sapo ka marrë një hap domethënës përpara.
Të hënën, firma italiane Saipem firmosi një marrëveshje prej 280 milionë eurosh për të ndërtuar një gazsjellës nënujor në Detin Baltik i cili do të lidhë dy vendet.

#BalticPipe will provide a new gas corridor in the European market at the same time increasing energy security and reducing CO2 emissions in the CEE region. #GIEInnovates #Climategoals #cleanair #co2reduction #CEFEnergy #GAZSYSTEM #Energinet3812:00 PM – Apr 16, 2020Twitter Ads info and privacy19 people are talking about this
Polonia importon pjesën më të madhe të gazit natyror nga Rusia dhe pritet që ky projekt të ulë ndjeshëm varësinë e Varshavës nga Moska.
BE-ja ka akorduar 215 milionë euro për këtë projekt, i cili do të mundësojë furnizimin me gaz edhe për tregun danez.
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka thënë se gazsjellësi do të nisë punimet më 1 tetor 2022.
“Mendoj se ky është një lajm shumë i mirë për Poloninë, jo vetëm në të ardhmen e afërt por edhe për dekadat e ardhshme”, tha Duda gjatë një konference për shtyp.
Eunews.al







