×
Tuesday, March 28, 2023

COVID-19/ Steinmeier: Të shmangim kolapsin e sistemit shëndetësor

December 14, 2020



Numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Gjermani nënkupton se përpjekjet e bëra deri tani nuk mjaftojnë, deklaroi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne duhet të reagojmë në mënyrë më koherente”, theksoi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në një komunikatë për kufizimin total të vendosur në konferencën mes drejtuesve të qeverisë dhe landeve.

Steinmeier nënvizoi se ekziston rreziku që situata e përhapjes së virusit të dalë jashtë kontrollit dhe nuk duhet të lejojmë që sistemi shëndetësor të kalojë në kolaps.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments