COVID-19, spitalet italiane në kolaps, mbyllet shërbimi për patologjitë e lehta



Nga veriu në jug spitalet në Itali janë në kaos.
Presioni mbi spitalet në Lombardi, të cilët kërkojnë shtretër për pacientët me Covid, dhe jo vetëm, rritet me kalimin e ditëve, shkruan e përditshmja italiane ”La Stampa”.
Situata është problematike sidomos në provincat që u kursyen nga vala e parë si Milano, Varese dhe Monza.
Kjo e fundit është nga më të prekurat nga kjo valë e dytë.
“Spitali ‘San Gerardo’ i ka orët e numëruara”, deklaroi me pesimizëm kryebashkiaku Dario Allevi.
Numri shumë i lartë i pacientëve pozitivëe po shkakton probleme serioze në shërbimin e e urgjencës në zonë.
Në fakt, spitali më nën presion është ”San Gerardo”.
Dje, dhoma e urgjencës ishte e mbyllur për kodet jeshile, sipas asaj që u raportua nga struktura.
”Salla e urgjencave mbetet e hapur”, shpjegojnë nga spitali, ”por rastet jourgjente dërgohen në ambiente të tjera që janë më pak nën presion”.
Ambulancat vazhdojnë të mbërrijnë, po përdoren hapësira të tjera, siç janë sallat e vogla operative të spitalit.
”Disa pacientë janë dërguar tashmë në spitalet e Desio dhe Vimercate”, thotë ”La Stampa”.
Eunews.al
