×
Sunday, March 7, 2021

COVID-19, Polonia një hap larg bllokimit kombëtar

November 4, 2020

Polonia do të vendosë kufizime të mëtejshme që synojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke filluar nga e shtuna dhe është vetëm një hap larg nga domosdoshmëria për të zbatuar një bllokim mbarëkombëtar, paralajmëroi sot kryeministri Mateusz Morawiecki.

“Nëse masat nuk funksionojnë dhe epidemia përparon me shpejtësi, hapi tjetër është një karantinë kombëtare, një bllokim i plotë”, tha ai.

Nxënësit e moshës 7-9 vjeç do t’u bashkohen atyre të shkollave fillore dhe të mesme dhe do t’i ndjekin mësimet në internet.

Dyqanet në qendrat tregtare do të mbyllen, përveç ushqimoreve, farmacive dhe dyqaneve që ofrojnë shërbime.

Hotelet do të jenë në dispozicion vetëm për ata që udhëtojnë për qëllime biznesi.

Teatrot, kinematë dhe galeritë e artit do të mbyllen.

Kufizimet e parashikuara do të jenë në fuqi të paktën deri më 29 nëntor.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për