×
E premte, 15 Janar, 2021

COVID-19/ Nga nesër Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës

19 Nëntor, 2020

Greqia ka njoftuar mbylljen e pikës së kalimit kufitar të Krystallopigi ose ndryshe Kapshtica me Shqipërinë nga dita e nesërme, 20 nëntor. Kjo masë vjen pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend. Ndërkohë do të qëndrojnë të hapura portat e tjera hyrëse në vend, përfshirë Kakavijën, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta si në kufi ashtu dhe në lëvizjet e qytetarëve.

Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një testi molekular negativ PCR prej 72 orësh, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për