×
Sunday, October 1, 2023

COVID-19, mbyllen kafenetë dhe restorantet në Bruksel

October 19, 2020



Kafenetë dhe restorantet do të mbyllen sot në Belgjikë, një masë kufizuese për një muaj, e gjykuar dramatike nga ky sektor dhe që qeveria e ka justifikuar me rritjen e rasteve me COVID-19. 

“Ne nuk ndihemi të konsideruar dhe më dhemb zemra (…) Unë nuk mundem më”, theksoi me zë të thyer nga emocionet, Angelo Bussi, një pronar restoranti nga Brukseli kur ai po i mirëpriste klientët e tij të fundit.

“Zyrtarët, kuzhinierët, zhytësit, të gjithë po vuajnë,” shtoi ai, ndërsa sektorit tashmë i është dashur t’i nënshtrohet për afro tre muaj izolimit midis mesit të marsit dhe fillimit të qershorit.

Kryeministri belg, Alexander De Croo njoftoi të premten mbylljen e kafenevedhe restoranteve për një muaj si pasojë e rritjes së konsiderueshme të pandemisë në këtë vend me 11,5 milionë banorë.

Një vlerësim i masës do të bëhet brenda dy javëve.

“Situata është e rëndë dhe më e keqe se 18 marsi kur u vendos një kufizim i plotë”, konfirmoi De Croo duke iu referuar numrit të të sëmurëve të shtruar spital, në kujdes intensiv.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments