×
Friday, April 12, 2024

COVID-19/ Italia në izolim mbarëkombëtar gjatë festave të fundvitit

December 19, 2020


Italia do të hyjë në izolim mbarëkombëtar gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit të ri.

Gjatë festave të fundvitit, në Itali do të mbyllen dyqanet jo të domosdoshme dhe baret, ndërkaq italianët do të lejohen të shkojnë në punë dhe të dalin nga shtëpitë vetëm për emergjenca shëndetësore.

Po ashtu, vizitat nëpër shtëpi, do të jenë të limituara.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se ky “nuk ishte një vendim i lehtë”.

“Ekspertët tanë ishin shumë të shqetësuar për një rritje të rasteve gjatë Krishtlindjes. Prandaj, ne u detyruam që të veprojmë”, tha ai.

Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, përkatësisht në këtë vend janë regjistruar pothuajse 68,000 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Izolimi mbarëkombëtar në Itali do të jetë nga 24 deri më 27 dhjetor, nga 31 dhjetori 3 janar si dhe nga 5 deri më 6 janar, 2021.

Conte tha se gjatë kësaj periudhe, italianët mund të pranojnë në shtëpitë e tyre deri në dy mysafirë, por këtu nuk përfshihen edhe personat nën moshën 14-vjeçare. Ndërkaq, ora e ndalimit të qarkullimit do të vazhdojë të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Nga 28 deri më 30 dhjetor si dhe më 4 janar, do të aplikohen masa më lehtësuese. Në këto ditë, qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, por baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura.

Kryeministri italian, Conte tha se këto masa kanë për qëllim “që të lejojnë një socializim minimal gjatë kësaj periudhe”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments