COVID-19, Greqia rifillon fluturimet ndërkombëtare



Greqia filloi sezonin e saj turistik me 235 fluturime që pritet të arrijnë sot në aeroportet e vendit pas lehtësimit të masave kufizuese kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Fluturimet nga Suedia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejohen deri më 15 korrik, ndërsa nuk ka kufizime për vendet e tjera evropiane.
Për më tepër, vendi hapi kufijtë për udhëtarët nga Algjeria, Australia, Kanada, Gjorgjia, Japonia, Maroku, Mali i Zi, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji dhe Vatikani.
Sipas Agjencisë së Aviacionit Civil, kërkohet një formular i veçantë nga të gjithë udhëtarët që të plotësohen 48 orë para nisjes së tyre.
Formulari do të ketë detaje siç janë vendi i origjinës së udhëtarit, qëndrimet në vendet e tjera dhe adresa e qëndrimit të tyre në Greqi.
Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, udhëtarët që mbërrijnë me anë të transportit ajror do të transferohen në një zonë ku ndodhet personeli ekzaminues dhe do të kontrollojnë kodin unik të përgjigjes së shpejtë (QR) që do ta tregojë secili udhëtar.
Në varësi të kodit të tyre QR, pasagjerët do të drejtohen në zonën e shqyrtimit, ose në zonën e bagazhit dhe kontrollin e pasaportës. Derisa rezultatet të bëhen të disponueshme, udhëtarët e testuar për virusin janë të detyruar të izolohen në adresën e destinacionit të tyre përfundimtar.
Greqia mbështetet shumë në turizëm, që përbën gati 20 për qind të produktit të saj të brendshëm bruto (PBB). Hapja e turizmit u mirëprit nga qeveria, pas një dekade të recesionit ekonomik që sapo kishte arritur ta tejkalojë.
Eunews.al

