Dita e dytë e bllokadës/ Uashingtoni “mbyll” Hormuzin për anijet iraniane: Asnjë prej tyre s’do kalojë
Ushtria amerikane ka vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, duke ndaluar lëvizjen e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane.
Sipas Komandës së Lindjes së Mesme të ushtrisë amerikane (CENTCOM), gjatë 48 orëve të para, disa anije janë detyruar të kthehen pas.
Nëntë prej tyre kanë ndjekur urdhrat e forcave amerikane dhe janë rikthyer në portet apo ujërat iraniane. Nga ana e ushtrisë amerikane bëhet me dije se asnjë anije nuk ka arritur të kalojë përmes kontrollit të vendosur.
Megjithatë, të dhënat nga sistemet e monitorimit të trafikut detar tregojnë një tjetër tablo.
Të paktën tre anije që janë nisur nga portet iraniane kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit edhe pas vendosjes së bllokadës.
Situata mbetet e tensionuar në këtë zonë strategjike, e cila është një nga rrugët kryesore për transportin e naftës dhe gazit në botë. Ngushtica e Hormuzit është ndikuar drejtpërdrejt nga konflikti, duke sjellë kufizime të forta në lëvizjen detare







