×
Thursday, April 16, 2026

Rama, takim zyrtar nesër në Romë me Melonin

April 15, 2026


Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë nesër një takim zyrtar në Romë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në ambientet e Pallatit Chigi.

Takimi i cili është bërë publik në faqen e Kryeministrisë së Italisë është planifikuar të mbahet në orën 15:00 dhe pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Itali.

Ky takim mes dy kryeministrave, vjen pas samitit të parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri që u mbajt në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Dokumentet e firmosura mbulojnë sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria ku spikasin furnizimi me pajisje, teknologji dhe ndërtimi i infrastrukturës detare për anijet në Shqipëri.

Po ashtu, u dakordësua zgjerimi i bashkëpunimit për projektin e interkonektorit nënujor për energjinë e renovueshme.

Takimi pati dakordësi edhe mbi menaxhimin e flukseve emigratore, në shëndetësi dhe arsim.




Comments are closed.