×
Friday, July 10, 2020

Conte: Ekziston mundësia e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

July 10, 2020

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe që përfundon më 31 korrik, të zgjatet.

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali përdoret kryesisht për të lehtësuar dhe përshpejtuar vendimmarrjen dhe masat për të luftuar efektet e një tërmeti, përmbytjeje ose fatkeqësie tjetër, në këtë rast epidemia e COVID -19.

“Në mënyrë të arsyeshme, ekzistojnë kushte për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit pas datës 31 korrik “, theksoi Conte për shtypin në Venecia.

“Gjendja e jashtëzakonshme është përdorur për të mbajtur nën kontroll virusin. Ne ende nuk kemi vendosur, por ne po lëvizim në mënyrë të arsyeshme në këtë drejtim”, shtoi ai.

“Ky është një vendim kolektiv që do ta marrim në Këshillin e Ministrave (…) dhe një zgjatje e mundshme do të thotë që ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme, madje edhe të një dimensioni të vogël”, nënvizoi kryeministri italian.

Vendi i parë i prekur në Evropë, Italia është prekur rëndë nga pandemia e COVID-19 me 35 000 të vdekur dhe më shumë se 242 000 raste.

Sëmundja duket sot nën kontroll me 12 të vdekur në 24 orët e fundit nga 15 të mërkurën dhe 30 të martë, edhe pse numri i rasteve është rritur për të dytën ditë radhazi.

Eunnews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për