Çavushoglu: Të gatshëm për përmbushjen e çdo kriteri për anëtarësimin në BE
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, pas takimit me homologen e tij suedeze, Ann Linde deklaroi se Turqia ishte e gatshme të përmbushte çdo kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) nëse blloku europian dëshiron të negociojë me Turqinë.
Duke folur në konferencën e përbashkët për media me kryediplomaten suedeze, Çavushoglu theksoi vendosmërinë e Turqisë ndaj anëtarësimit, megjithatë siç theksoi ai, sot BE-ja duhet të marrë vendime serioze për shumë çështje, përfshirë çështjen e zgjerimit.
Kryediplomatët e dy vendeve po ashtu vlerësuan çështjet rajonale si Karabahun dhe Sirinë si dhe marrëdhëniet dypalëshe.
“Ne presim më shumë mbështetje dhe bashkëpunim konkret nga Suedia në luftën kundër terrorizmit”, theksoi Çavushoglu, duke iu referuar veprimtarive të grupeve terroristeve të PKK-së dhe FETO-s në Suedi.
Eunews.al







