×
Tuesday, February 11, 2025

Calavera/ Nuk janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë për mbajtjen e Konferencës së pare Ndërqeveritare me BE

June 22, 2020


Në seancën e zhvilluar mbasditen e sotme në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian u diskutua situata në Shqipëri dhe plotësimi i kushteve përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare. Eurodeputetët që more fjalën diskutuan çështje të ndryshme. David Lega nga familja e Partive Popullore Evropiane ngriti çështjen e kanabisit që sipas tij situata në vend është përkeqësuar.

Në lidhje me këtë çështje, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Ruiz Calavera u shpreh se Shqipëria ‘ka pasur rezultate të rëndësishme ne lidhje me luftën ndaj kanabist”, kjo edhe në bashkëpunim me partnerët por theksoi që kjo luftë duhet të vazhdojë dhe sigurisht është një proces.

Në lidhje me pyetjen e ngritur nga eurodeputeti Tonino Picula në lidhje me specifikimin e kushteve për mbajtjen e Konferencës së pare ndërqeveritare, Calavera ishte e qartë duke theksuar se nuk janë 15 kushte, por janë vetëm ato kushte të përcaktuar qartë në dokumentin e Këshillit të marsit 2010. Sipas saj është e rëndësishme të ‘ndahen kushtet të cilat duhen plotësuar para mbajtjes së konferencës së pare ndërqeveritare’ dhe ato të cilat duhet të plotësohen në vazhdimësi që në totalitet përbëjnë 15 kushte.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments